Për 11 muaj, qytetarët sulmuan 132 zyrtarë

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Njëmbëdhjetë muajt e parë të këtij viti për disa persona zyrtarë nuk ka qenë edhe aq i lehtë.

Policët, mjekët, infermierët, inspektorët e inkasantët e ndryshëm nuk e kanë pasur aspak të lehtë punën e tyre.

Javën e kaluar në Spitalin e Mitrovicës u sulmua një infermier në vendin e punës.

E njëjta gjë në dhjetë muajt e parë i ka ndodhur 132 zyrtarëve në vendin tonë.

Në bazë të statistikave zyrtare të Policisë së Kosovës dhënë për lajmi.net, janë 96 vepra penale ndaj personit zyrtar.

Ndërkaq 36 vepra penale për “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Lajmi.net, kishte drejtuar pyetje në Policinë e Kosovës se sa pjesëtar të saj janë sulmuar gjatë këtyre dhjetë muajve, mirëpo Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rastet e sulmeve ndaj policëve regjistrohen sipas Kodit Penal, si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Policia ka treguar se në këto statistika përfshihen të gjithë personat zyrtarë dhe jo vetëm pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Pra, në statistikat që po ua përcjellim hyjnë të gjitha rastet kur sulmohen zyrtarët (jo vetëm policët) gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, këtu hyjnë sulmet ndaj inspektorëve të ndryshëm, ndaj punëtoreve shëndetësor, atyre të administratës, inkasantëve të ndryshëm (ujësjellësit, KEK-ut etj.)”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme