Real Madrid dhe Barcelona do të takohen tre herë brenda 21 ditëve këtë verë.
Për adhuruesit e Real Madridit dhe Barcelonës vera do të jetë e jashtëzakonshme, pasi do të kenë mundësi për të parë tre El Clasico.
Real Madrid ka fituar titullin e La Ligas, ndërsa Barcelona Copa del Rey, çka do të thotë se do të takohen në Superkupën e Spanjës.
Ndeshja e parë e Superkupës zhvillohet me 12 ose 13 gusht, ndërsa ajo e kthimit me 15 ose 16 të po atij muaji.
Për më shumë, këto dy skuadra do të takohen edhe në një ndeshje miqësore, e cila do të zhvillohet në Miami më 20 korrik.
Sezonin e kaluar kishte dy El Clasico, ku njëra përfundoi baras 1:1, ndërsa tjetrën e fitoi Barcelona në Bernabeu 2:3.