Për 24 orë, 230 pacientë kërkuan ndihmë emergjente në Spitalin e Pejës

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pasur mjaftë angazhim për personelin në detyrë gjatë ditës së djeshme.

Kjo pasi, për 24 orë, ka qenë numër i madh i qytetarëve që kanë kërkuar shërbime mjekësore.

Siç njofton spitali, 230 pacientë janë trajtuar si raste emergjente.28 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

11 operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme, 241 pacientë kanë kryer analiza që në total kanë kryer 3,578 analiza.

Kanë qenë 8 lindje, 4 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 8 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme