Në vendin tonë kanë ndodhur 32 aksidente trafiku, prej tyre 14 kanë përfunduar me persona të lënduar. Ndërsa, 18 aksidente kanë përfunduar me dëme materiale.
Policia njofton se për shkelësit e rregullave të trafikut janë shqiptuar 1 mijë e 19 gjoba dhe janë ndaluar 7 persona.
Po ashtu, policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 30 persona, prej të cilëve 14 janë dërguar në mbajtje edhe 1 në vuajtje të dënimit.