Për 24 orë 52 aksidente trafiku, 26 të arrestuar

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 52 aksidente trafiku, 11 prej të cilëve ishin me persona të lënduar ndërsa në 41 tjerë policia raporton vetëm për dëme materiale.

Gjithashtu policia bën të ditur se kanë shqiptuar edhe 1 mijë e 500 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Po ashtu në ditën e djeshme, policia ka arrestuar edhe 26 persona, 15 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit.

Fotografi ilustruese:

Kujtojmë se ​Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë lansuar ditë më parë fushatën vetëdijësuese “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore”, me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme