Për 24 orë janë ngritur 20 aktakuza

Prishtinë | 14 Gus 2020 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave të dyshuar. Po ashtu, është bërë një (1) kërkesë për urdhër arrest për një (1) person të dyshuar dhe është shqiptuar një (1) masë disiplinore për një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, një (1) urdhër arrest për një (1) person , një (1) masë për një (1) person, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, poashtu ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjtë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme