Për 24 orë u gjobitën 592 qytetarë të cilët nuk respektuan masat anti-Covid-19

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët të cilët nuk janë duke i respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në vazhdimësi janë duke marr gjoba nga Policia e Kosovës.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 592 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID-19.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme