Një grup prej 25 profesionistësh jopartiakë, kryesisht të sektorit të sigurisë, pas thirrjes për formimin e ushtrisë, tashmë kanë hapur edhe peticionin elektronik në të cilin do të kenë mundësi të nënshkruajnë këtë kërkesë të gjithë qytetarët e vendit.
Për dy javë këtë peticion e kanë nënshkruar rreth 5 mijë persona.
Ky Grup fillimisht, këtë thirrje e ka nënshkruar dhe ua ka dorëzuar institucioneve të Republikës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Për të nënshkruar peticionin klikoni KËTU
Ne të poshtëshënuarit,
1. Të shqetësuar për zhvillimet rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe duke marrë parasysh ekspozimin e territorit të Republikës së Kosovës ndaj kërcënimeve të drejtpërdrejta nga Serbia
2. Të vetëdijshëm për:
– pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës dhe rrezikun e ndarjes së vendit
– rrezikun e përfshirjes së të gjithë rajonit në një konflikt të ri me shkallë të gjerë
– zhvillimet politike e gjeostrategjike në rajon dhe në botë
– mungesën e mekanizmave efikas mbrojtës të Republikës së Kosovës
– prezencën e NATO-s në Kosovë dhe nevojën e anëtarësimit sa më të shpejtë të Kosovës në të
3. Duke u thirrur në:
– parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, ligjet dhe zakonet ndërkombëtare për paqe e siguri
– Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe
– të drejtën e qytetarëve të Kosovës për vetmbrojtje në rast të agresionit të jashtëm
bëjmë
THIRRJE
për krijimin e menjëhershëm të Ushtrisë së Kosovës me qëllim që kjo ushtri t’i shërbejë interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim, paqes, sigurisë dhe mbrojtjes së integritetit territorial e sovranitetit të vendit.
Me Ushtrinë e Kosovës duhet të krijohet infrastruktura e kompletuar mbrojtëse përfshirë komponentët për mbrojtje tokësore, ajrore dhe kibernetike.
Kjo infrastrukturë mbrojtëse duhet të shtrihet në tërë territorin e Kosovës bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Pavarësisht mundësive të kufizuara financiare të Kosovës dhe nevojave të shumta në sferën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, etj. siguria kombëtare nuk ka çmim. Ajo është parakusht për zhvillim. Përvojat tona të vazhdueshme si popull kanë dëshmuar se në mungesë të strukturave efektive mbrojtëse, popullata civile e vendit dhe interesi i Kosovës janë dëmtuar në vazhdimësi. Ne nuk guxojmë të lejojmë të na përsëritet historia.
Kjo thirrje është nënshkruar në mënyrë elektronike nga (sipas alfabetit):
(Emri e Mbiemri – Profesioni – Vendi)
1. Abit Hoxha – Studiues i mediave dhe sigurisë – Gjermani
2. Agim Musliu – Njohës i sigurisë – Kosovë
3. Agim Morina – Gjuhëtar – Britani e Madhe
4. Agon Maliqi – Politolog – Kosovë
5. Anton Ahmetaj – Ekonomist – Norvegji
6. Arben Hajrullahu – Politolog – Kosovë
7. Arbër Ahmeti – Studiues i sigurisë – Austri
8. Armend Bekaj – Politolog – Suedi
9. Avni Zogiani – Hulumtues – Kosovë
10. Bekim Baliqi – Politolog – Kosovë
11. Besnik Pula – Sociolog – SHBA
12. Dardan Velija – Konsulent i politikave publike – Kosovë
13. Donik Sallova – Politolog – Kosovë
14. Gani Ahmetaj – Afarist – SHBA
15. Ganimete Asllani – Juriste – Britani e Madhe
16. Getoar Mjeku – Avokat – SHBA/Kosovë
17. Jeta Rudi – Ekonomiste – SHBA
18. Kujtim Dobruna – Ekonomist – Austri/Zvicër
19. Lumir Abdixhiku – Ekonomist – Kosovë
20. Pal Shtufi – Afarist – Zvicër
21. Petrit Zogaj – Politolog – Kosovë
22. Pëllumb Kelmendi – Politolog – SHBA
23. Shkëlzen Gashi – Studiues – Kosovë
24. Uk Lushi – Ekonomist – SHBA
25. Valmir Ismaili – Politolog – Kosovë