“Për faj të tjetërkujt e hongri djali jem”, flet babai i 18-vjeçarit të vrarë në Gjakovë

Prishtinë | 08 Qer 2026 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Babai i 18-vjeçarit që humbi jetën mbrëmjen e së dielës në Gjakovë ka folur lidhur me ngjarjen tragjike, duke thënë se djali i tij e pësoi si pasojë e një konflikti që, sipas tij, kishte nisur mes fëmijëve.

Ai tregoi momentet kur kishte kuptuar se diçka e rëndë kishte ndodhur.

“Për djalin s’e kom ditë që osht në qat gjendje. Jam shku te dera, kom pa gjak dhe m’ka hup vetëdija. M’kanë qu edhe mu në spital. Aty ka ardhë deri te përleshja, s’po di tash qysh…Për faj të tjetërkujt e hongri djali jem. Janë përla fmija pak, por na e lamë mos me ba zhurmë ma të madhe. Ai vllavi i madh e ka lanë mos me ba zhurmë, por ata prapë kanë ardhë te dera dhe e kanë sulmu djalin. Unë s’kom qenë aty, kom qenë te vllavi. Ai ka ardhë me gruan e vet, se edhe gruja e tij ka ra. Djali i vet i ka ra, e djalin tem s’e kom paramendu që osht në atë gjendje”, tha ai.

Duke folur për rrethanat që, sipas tij, çuan deri te rasti, ai tha se problemi kishte nisur nga fëmijët.

“Puna ka nisë te fmija, për fmi janë hi në këtë punë. Ai për fmin e vet, se ai o problem. Na, mahalla, jemi kanë në zor prej tij, e shumë familje tjera. S’kemi dashtë me ba fjalë, jemi rujt prej telasheve, por erdh momenti. Këtu s’kemi çka i ikim asaj që e ka shkru Zoti. E ka pasë të shkrueme”, tha mes tjerash ai në Klan Kosova.

Të ngjashme