Për fermerët e Ferizajt, nafta 5 cent më lirë për litër

Ferizaj | 04 Kor 2018 | 16:24 | Nga

Komuna e Ferizajt ka nisë zbatimin e një projekti mbështetës me kompaninë HIB -Petroll. Kjo e fundit të gjithë fermerët e komunës së Ferizajt do t’i subvencionoj me derivate të natës për 05 cent më lirë se sa çmimi i tregut. Në nisje të këtij projekti u tha se Komuna e Ferizajt është e para që po përfiton nga ky subvencionim.

Bujqit Xhevat Uka dhe Basri Avdyli, janë fermerët e parë që e shfrytëzuan këtë mbështetje. Ata thonë se kjo iniciativë është e mirëseardhur ngase brenda viti shpenzojnë një sasi të madhe të derivateve të naftës për nevojat e tyre.

Në anën tjetër këtë nismë e kanë vlerësuar edhe i pari i Drejtorisë së Bujqësisë Burim Bajrami, duke thënë se ky projekt është në të mirë të fermerëve dhe se do të vazhdoi gjatë tërë viti .Madje kanë shtuar se përfitues janë të gjithë fermerëve pavarësisht se me çfarë veprimtarie bujqësore merren.

Edhe menaxheri gjeneral i kompanisë HIB-Petroll, Finski Thaçi, ka thënë se përmes kësaj mënyrë po mundohen që sadopak t’u dalin në ndihmë bujqve të Komunës së Ferizajt.

Për më tepër mësohet se Ferizaj është komuna e parë që ka nisë së zbatuari këtë projekt por që po mendohet se kjo do të vazhdoi edhe me komunat tjera të Kosovës.

Fermerët në bazë të kësaj marrëveshje nuk janë të detyruar që me mekanizëm bujqësor të vijnë në pikat e kësaj kompanie, por që furnizimin mund ta bëjnë edhe në forma tjera.

Image may contain: 2 people, people smiling

Të ngjashme