Për herë të parë në programin e shtrenjtë të ushtrisë amerikane është aksidentuar një aeroplan F-35 në Karolinën e Jugut.
Trupat detare kanë bërë të ditur se piloti ka shpëtuar, duke shtuar se tashmë ka nisur një hetimin për rrëzimin e aeroplanit, pasi që F-35 janë të përfshirë në programin më të madh dhe më të shtrenjtë të këtij lloji në botë, njofton BBC.
Aeroplani i përfshirë në aksident besohet se ka kushtuar rreth 100 milionë dollarë, edhe pse një kontratë e publikuar të premten nga Pentagoni thotë se një F-35 kushton rreth 89 milionë dollarë.
Më herët vetë presidenti amerikan, Donald Trump pati lavdëruar këta aeroplan duke thënë se armiku “nuk mund t’i shohë”.