Për herë të parë e viziton Prekazin, qytetari s’përmbahet nga emocionet kur sheh fëmijët me uniformë të UÇK-së

Prekaz | 16 Shk 2024 | 15:13 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për herë të parë po e vizitonte kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në vigjilje të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Një qytetar, derisa po fliste për Ekonomia Online nuk u përmbajt nga emocionet kur pa një grup fëmijësh parashkollorë të veshur me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Shumë kam emocione, për herë të parë kam ardhë. Urimi im është me pasë gjithmonë liri dhe me gjakun e tyre duhet të mburremi të gjithë. Çdo shqiptar duhet me e pasë amanetin e tyre në kokë, çdo shqiptar kudo që është”.

“Çka kanë bërë ata (regjimi serb) tmerr është. Prej mërzie po qaj e këndej kur po i shoh fëmijët e veshur po kënaqna”, u shpreh ai.

Vizitë në kompleksin memorial në Prekaz, një ditë para përvjetorit të Pavarësisë, po bënin edhe fëmijë të institucioneve parashkollore, si dhe nxënës të vegjël, dhe ekipi i Ekonomia Online sjell pamjet emocionuese.

Të ngjashme