Për herë të parë Kosova po merr pjesë në Kongresin Klinik të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve

Prishtinë | 17 Tet 2022 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Me shumë krenari po ju njoftojmë se sivjet për herë të parë Kosova përmes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës po merr pjesë si e barabartë me shtetet tjera në Kongresin e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, dhe po përfaqësohet nga Kryetari i saj, Prof. Dr. Rifat Latifi.

Gjatë ceremonisë së hapjes, që po mbahet në këto momente në San Diego, Kaliforni, e cila është ngjarje impozante me porosinë qëndrore “Të shërojmë të gjithë, me aftësi dhe besim” po bëhet edhe pranimi i 2355 anëtarëve të ri në ACS.

Jemi tejet të nderuar që Kolegji i Kirurgëve të Kosovës është pjesë e kësaj ngjarjeje madhështore, duke qenë se Kongresi i rregullt vjetor i ACS-së është ngjarja më e rëndësishme e organizatës lidere në botë në fushën e kirurgjisë. Kolegji Amerikan i Kirurgëve është themeluar në vitin 1913, gjersa ka udhëhequr rrugën dhe ka vendosur standardet për kujdesin cilësor të pacientëve në spitalet dhe praktikat kirurgjikale në mbarë botën.

Motoja e Kongresit të sivjetëm është “Kirurgët Mbjellin Shpresën”, dhe me këtë rast Kongresi Klinik po ofron mundësi të jashtëzakonshme arsimore për çdo fazë të karrierës së kirurgëve – të gjitha në një vend:

– Ligjërata nga ekspertë të shquar botërorë,

– Prezantime të procedurave dhe kërkimeve novatore, dhe

– Rrjetëzim mes kolegëve nga e gjithë bota, ku fitohen njohuri dhe aftësi klinike dhe jo-klinike që mund të zbatohen menjëherë në praktikë.

Të ngjashme