Dëshmia se rrugët e Kosovës po bëhen çdo ditë e më të rrezikshme, e tregojnë më së miri statistikat për numrin e aksidenteve nëpër rrugët e vendit.
Në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Telegrafin, në katër mujorin e parë (janar – prill) të këtij viti, rezulton se në territorin e Kosovës kanë ndodhur 4569 aksidente, nga të cilat 1770 aksidente të cilësuara më “lëndime” dhe 2774 aksidente të cilësuara me “dëme”.
Të dhënat e këtij çerekviti flasin se 3750 persona janë lënduar në rrugët e vendit, derisa nga 25 aksidente që kanë qenë më fatalitet, 29 persona kanë ndërruar jetë.
Zyrtarët policorë kanë qenë shumë dorëlëshuar me shqiptimin e tiketave, duke lëshuar 118743 sosh, por e cila gjë nuk ka arritur ta frenoj ul numrin e aksidenteve në rrugët e Kosovës.