Për kë po punon Albin Kurti?

Prishtinë | 11 Kor 2023 | 15:48 | Nga Frashër Krasniqi

Kryet ia kanë hangër, nji populli t’tanë tu i thënë secilit “ti je me Serbinë”.

Krytë ia kanë hangër, tu i thënë kujtdo që s’pajtohet me ta “ju jeni me Listën Srpska”.

Me mijëra komentues k’tu nFB temin, m’komentojnë qysh na kokem si Lista Srpska.

Krytë ia kanë hangër dhjetëra mijëra qytetarëve n’Veri, tu jau çu njësitet speciale përdit, n’emën t’luftës kundër bandave kriminale.

Na prishën me krejt botën, tu insistu që Lista Srpska, e dirigjume prej Beogradit, po e minon shtetësinë e Kosovës.

Na prishi me Shqipninë, tu e akuzu KM shqiptar që qenka “vëlla” i Vuçiqit.

S’kanë lanë qeveri pa e akuzu për pagesën e rrymës n’Veri.

E NDËRKOHË:

Krejt ligjet i paskan kalu tu bë pazare me Listën Srpska (“votona ju ligjet tona, na jau votojm t’jujat).

Për rrymën n’Veri kokan koordinu me Radojçiqin.

5 herë paska folë e koka koordinu me kryeshefin e bandave kriminale.

Edhe për me i lënë veteranët e UÇK-së jashtë pagës minimale, me Listen Srpska kokan koordinu.

A DIN DIKUSH QEVERI MA T’RREZIKSHME PËR KOSOVËN, SE SA QEVERIA KURTI??

Për kë po punon Albin Kurti?

Të ngjashme