Për nder të Kurban Bajramit, Libia ka armëpushim tre ditë

Prishtinë | 11 Gus 2019 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Kombet e Bashkuara e mirëpresin armëpushimin në Libi nga partitë kryesore.

Ky armëpushim vjen për shkak të festës së Kurban Bajramit dhe do të zgjasë tre ditë.

Armëpushimi përfshin Qeverinë e Marrëveshjes Kombëtare dhe gjeneralin, Khalifa Haftar.

Forcat e tij e Haftar kanë sulmuar kryeqytetin, Tripoli, që nga prilli. Më shumë se 1.000 njerëz kanë vdekur, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Ahmad al-Mesmari, zëdhënësi i gjeneral Haftar, ka thënë se ai u pajtua me armëpushimin në mënyrë që qytetarët e Libisë të mund ta festojnë këtë Bajram në paqe.

Forcat e tij kanë sulmuar kryeqytetin, Tripoli, që nga prilli. Më shumë se 1.000 njerëz kanë vdekur, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Të ngjashme