Por nga hetimet e kryera u konstatua se nuk bëhet fjalë për helmim. Edhe përkundër kësaj Policia e Kosovës ka vazhduar të ruaj liqenin nga sulem të mundshme. Një vit pas në këtë institucion janë ndërmarr të gjitha veprimet konform autorizimeve ligjore dhe vlerësimeve të bëra.
Sipas Policisë, njësitet e saja varësisht prej nevojës bëjnë patrullime dhe vëzhgime përgjatë liqenit të Badocit dhe vendeve të tjera.
Personave të arrestuar ju gjetën me vete edhe mjete e flamuj që i përkasin ISIS, ndaj tyre edhe u ngrit akt akuzë për Përgatitje të veprave terroriste ose veprimeve penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Latifi dyshohet se të liqeni i Badovcit kanë dashur të incizojnë një video propaganduese dhe të lexonin betimin ndaj liderit të ISIS-it.
Për rastin e njohur si Badoci, u mbajtën edhe numri i madh i seancave gjyqësore. Por si duket ku rast nuk do të zgjasë edhe shumë, në fund të javë pritet të merret vendimi për të akuzuarit.