Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi Listën Përfundimtare të Votuesve për përsëritjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Istogut, që do të mbahen më 17 dhjetor 2017.
Lista përfundimtare e kesaj komune përmban 49 mijë e 150 emra të votuesve.
Ndërsa numri i votuesve nga jashtë Kosovës është 85.
Ky është numri i votuesve që gjatë periudhës së konfirmimit dhe verifikimit (2 dhjetor – 6 dhjetor) kanë sjellur dëshmi zyrtare shtesë për adresën e vendbanimit jashtë Kosovës dhe numrin kontaktues.
Kurse, votuesit e regjistruar jashtë Kosovës që nuk kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë janë kthyer si votues në listën votuese brenda Kosovës, sipas adresave të tyre në Regjistrin Qendror Civil.
Gara në komunën e Istogut do të zhvillohet në mes të Gani Dreshaj nga AAK-ja dhe Haki Rugova nga LDK-ja.