Për rrahjen “masive” në Pejë, arrestohet Princ Dobroshi

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Policia e Pejës ka njoftuar se sot ka arrestuar 2 persona, për të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në një përleshje fizike që kishte ndodhur mes shumë vetash të shtunën në Pejë.

Me këta dy shkon në tre numri i të prangosurve që dita e incidentit.

“Pas një pune intensive operativo-hetimore hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, kanë bastisur edhe tri (3) lokacione tjera dhe sot me datë 09.12.2019, kanë arritur të arrestojnë edhe dy të dyshuarit tjerë të cilët ishin në arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë së Pejës.

KALLXO.com mëson se njëri prej të arrestuarve është Princ Dobroshi.

Dobroshi ka qenë i dënuar dënuar për përfshirje në trafikun e drogës. Ai e ka të ndaluar hyrjen në vendet e Bashkimit Europian.

Të ngjashme