Për shkak të Coronavirusit, pezullohen zgjedhjet në Universitetin e Prishtinës

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka pezulluar zgjedhjet, në kuadër të masave për parandalimin e Coronavirusit.  Ky vendim është marrë nga Këshilli Drejtues i këtij universiteti, raporton Ekonomia Online.

“Të dashur studentë, personel akademikë dhe jo akademikë.  Në përputhje me mandatin dhe përgjegjësitë ligjore, Këshilli Drejtues i UP-së me datë 12.03.2020, ka marrë vendim për pezullimin e zgjedhjeve në Universitetin e Prishtinës, deri në një njoftim të radhës së KD-së.”, ka njoftuar kryesuesi i Këshillit Drejtues, Ujkan Bajra.

Të ngjashme