Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim që të vazhdohet ndërprerja e mësimit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar edhe më 1 dhe 2 mars.
Ky vendim është marrë pas mbledhjes së raporteve për gjendjen e krijuar nga temperaturat e ftohta nëpër komuna dhe në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, si dhe duke pasur parasysh të dhënat që dalin nga Instituti Hidro-Meteorologjik i Kosovës.
MAShT njofton se ditët e humbura të mësimit do të zëvendësohen gjatë këtij gjysëmvjetori në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, transmeton Klan Kosova.