Për herë të parë pas 6 vitesh, juria e ICT Awards vjen në Kosovë

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 14:29 | Nga

Juria vlerësuese e projekteve për “ICT Awards”, ka qëndruar për herë të parë në Kosovë, konkretisht në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, ku u prit nga rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, i cili njëherësh është edhe anëtar i jurisë në këtë organizim.

Nga ky takim më së shumti përfituan aplikuesit, të cilët i prezantuan para jurisë profesionale projektet e tyre, me qëllim që t’i bindin për vlerën e ideve inovative që kanë sjellë në këtë edicion të ICT Awards.

Sikurse në vitet paraprake, edhe këtë vit, një numër i madh i studentëve të UBT-së kanë aplikuar nëpër të gjitha kategoritë e garës “Albanian ICT Awards”, nga drejtimet e SHKI-së, Sigurisë Kibernetike, Sistemeve të Informacionit dhe Mekatronikës.

Aplikimi në këtë organizim ishte i hapur deri më 31 mars, teksa tash juria është në fazën e përzgjedhjes së fituesve.

Edicioni i sivjetmë i “Albanian ICT Awards” zhvillohet dhe përfshinë shtatë kategori:
• Inovacioni i vitit
• Mobiliteti i vitit
• Diploma e vitit
• Ylli në ngritje i vitit
• Femra në ICT
• Shërbimi Publik më i mirë i vitit
• Siguri Kibernetike

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme