Ndërrimi i prokurorëve është i vetmi angazhim i deritashëm i sistemit të drejtësisë në rastin “Stenta”, shkruan sot Koha Ditore.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, javën e kaluar ka caktuar prokurore të lëndës Florije Shamollin. Para saj, brenda 11 muajsh prej kur është ngritur aktakuza ndaj 64 personave të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, krim të organizuar, ryshfet dhe korrupsion në shëndetësi, këtë lëndë e kanë pasur në duar edhe katër prokuror të tjerë.
Caktimin e prokurores së re e ka konfirmuar vetë Shamolli.