Për tre muaj, Qeveria shpenzoi 413.5 milionë euro

Prishtinë | 22 Qer 2018 | 19:23 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar llogaritë qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM1 2018).

Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM1 2018 ishte 408.5 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 63% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Në tre muajt  e parë (TM1 2018), totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 413.5 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve (35%), kontributet sociale dhe përfitimet (27%), formimi i kapitalit bruto (18%), dhe konsumi i ndërmjetëm (10%).

Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme