Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin e Energjisë” për TM1 2017. Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
Gjatë tremujorit të parë të këtij viti (TM1 2017) vlera e gjithëmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 2.10 mijë tonë.
Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale është 1,678.4 GWh, dhe në hidrocentrale është 50.9 GWh.
Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të parë këtij viti (TM1 2017), Kosova ka importuar 215.8 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë (TM1 2017) Kosova ka eksportuar 141.5 GWh energji elektrike.
Në tremujorin e patë këtij viti (TM1 2017), sasia e energjisë elektrike e konsumuar në Kosovë ishte 1,096.9 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2016), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është ngritur për 6.6%.