Arrestohen dy burra pasi kapen duke vjedhur shiritat e thëngjillit të KEK-ut

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar dy persona dje në Obiliq pasi janë zënë në flagrancë duke kryer veprën penale të vjedhjes.

Personat e dyshuar janë arrestuar në zonën e KEK-ut, derisa po tentonin të merrnin shiritin transportues të thëngjillit, të cilin e kanë dëmtuar (prerë) paraprakisht, njofton policia.

Të arrestuarit janë N.B. 25 vjeçar dhe A.R. 35 vjeçar.

Dëmi i shkaktuar nga të dyshuarit llogaritet të jetë i madh. Të njëjtit janë të njohur për policinë pasi që edhe në të kaluarën kanë qenë të arrestuar për vepra penale të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë.

Pas intervistimit të dy burrat janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme