Reshitaj i gëzohet vendimit për ndalimin e përdorimit të thëngjillit në shkolla

Prishtinë | 31 Gus 2018 | 11:44 | Nga

Ish-ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe tani këshilltare e kryeministrit Haradinaj, Albena Reshitaj përmes një postimi në Facebook ka përgëzuar Ministrinë e Arsimit për vendimin e marrë për ndalimin e përdorimit të thëngjillit në shkolla. Reshitaj ka thënë se kur kishte qenë ministre kishte iniciuar vazhdimisht që të reduktohet përdorimi i thëngjillit.

Postimi i plotë i Reshitaj:

“Me inicimin tim nga marrja e mandatit për të udhëhequr me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kam qenë kategorike për reduktimin e përdorimit të thëngjillit dhe rekomandimin qe i kisha dhënë Ministrit te Arsimit për ndërprerjen, ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje në shkolla. Sot dua të përgëzoj ministrin dhe MASHT për këtë vendim. Vetëm me punë të përbashkët mund të ecim përpara”, ka shkruar Reshitaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme