Për tri ditë prokuroria ngrit aktakuzë ndaj 78 personave, ndaloi 40 të tjerë

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë tri ditëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetepesë aktakuza kundër 78 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 40 persona.

Po ashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka sekuestruar një veturë për vepër penale “Vjedhje e pyllit” nga neni 249 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë tetë (8) persona me inicialet,  Sh.V., R.G., L.K., A.K., V.G., dhe B.G., pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, I.B., dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe personi me inicialet G.M., dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”.

Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për personat me inicialet, R.G., dhe A.B., pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”,  si dhe, një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për personin me inicialet  H.P.,  pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar për 48 orë dy persona – shtetas të Republikës së Shqipërisë, nën dyshimin se kanë bashkëkryer veprën penale “Sulmi” nga neni 184 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 si dhe veprën penale “Kanosja” nga neni 181 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Për të njëjtit, Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. 

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka sekuestruar një veturë për vepër penale “Vjedhje e pyllit” nga neni 249 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Gjilan – Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, për 48 orë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi me inicialet F.H., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “ Dhunë në Familje”, dhe “ Lëndim i lehtë trupor”.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

1.       Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                       ///////////////////

2.       Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë tetë (8) persona me inicialet,  Sh.V., R.G., L.K., A.K., V.G., dhe B.G., pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, I.B., dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe personi me inicialet G.M., dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për personat me inicialet, R.G., dhe A.B., pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”,  si dhe, një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për personin me inicialet  H.P.,  pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”

3.       Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar për 48 orë dy të pandehur me inicialet R.H., dhe L.H., (të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë) nën dyshimin se kanë bashkëkryer veprën penale “Sulmi” nga neni 184 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 si dhe veprën penale “Kanosja” nga neni 181 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurve me inicialet R.H., dhe L.H., (të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë) për shkak të dyshimit të bazuar se kanë bashkëkryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe për veprën penale “Kanosje” nga neni 181 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

4.       Prokuroria Themelore Pejë:

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka sekuestruar një veturë për vepër penale “Vjedhje e pyllit” nga neni 249 të KPRK-së.

5.       Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave sipas urdhrit të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan – Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, për 48 orë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Rastet tjera me interes për publikun:

Në fshatin Koretin, komuna e Kamenicës, mbrëmë në mesnatë, ka ndodhur një aksident me fatalitet, ku dyshohet se drejtuesi i motoçikletës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motoçikletës dhe ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, ka pësuarlëndime trupore. Prokurori i shtetit, ka dhënëurdhër që trupi i pa jete i viktimës tëdërgohetpër autopsi, nëInstitutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

6.       Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person me inicialet F.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale” Dhunë në Familje” dhe “ Lëndim i lehtë trupor”.

Të ngjashme