Përballja e kampionëve të pamposhtur

Prishtinë | 31 Mar 2018 | 09:57 | Nga

Më i formësuar dhe më i lehtë Anthony Joshua ka peshuar rreth dy kilogramë më shumë sesa Joseph Parker në matjet e mbajtura të premten, në prag të meçit mes dy kampionëve të pamposhtur në botës në peshën e rëndë, që do të zhvillohet në orët e mbrëmjes të së premtes (sot, pas orës 22:00) në Cardiff.

Matjet e boksierit britanik dhe atij nga Zelanda e Re janë përcjellë nga afër prej rreth katër mijë adhuruesve, ndërkohë që në meç pritet të jenë rreth 80 mijë tifozë, aq sa zë “Principality Stadium” në Uells.

Joshua, që posedon brezat në versionet WBA, IBF dhe IBO është më i gjatë sesa Parker, që mban titullin në WBO për 5 centimetra.

Lufta është unifikuese dhe ai që fiton do të marrë gjithë brezat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme