Përçarje edhe në Serbi për dialogun, kryeministrja serbe i del në mbrojtje Vuçiqit

Prishtinë | 08 Kor 2018 | 08:27 | Nga

Presidentët e Kosovës dhe të Serbisë po kontestohen në dy shtetet për udhëheqjen e dialogut. Opozitat e të dyjave vendeve po i cilësojnë Thaçin e Vuçiqin si persona jounifikues për të udhëhequr me negociatat.

Përderisa Thaçi po merr përkrahje nga Haradinaj në Kosovë, një gjë të tillë po e bën edhe kryeministrja serbe për Vuçiqin.

Ana Bërnabiq gjatë një Samiti në Sofjet deklaroi se procesi i dialogut deri më tani ka qenë tërësisht transparent, transmeton lajmi.net.

Ajo vlerëson Vuçiqin si një njeri të guximshëm, dhe ideal për të vazhduar bisedimet.

“Dialogu është tërësisht transparent. Ne do ta mbajmë presidenti në këtë dialog sepse ai ka marrë guximin ta drejtojë këtë proces të rëndësishëm dhe tregoi gjithashtu synimet e veta që të mos e lë një konflikt për brazat e tjerë”, the akryeministrija serbe..

Duke folur për mundësinë që qeveria të hartojë një platformë për Kuvendin, ashtu siç ndodhi në Kosovë, Bërnabqi deklaroi se nuk është e nevojshme një gjë e tillë.

“Nuk kemi parë ndonjë nevojë që të bëjmë raport të veçantë. Ne jemi si ekip, dhe i takon përgjegjësia më e madhe presidentit”, tha Ana Bërnabiq.

Ndryshe, platformën e qeverisë së Kosovës për dialogun ende nuk e ka miratuar Parlamenti.

Kjo pasi partitë opozitare po kundërshtojnë ashpër udhëheqjen e negociatave nga Hashim Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme