Përditësimi i fundit: A ka pritje në pikat kufitare?

Prishtinë | 17 Gus 2026 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Kolona të automjeteve janë regjistruar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Kolona më e gjatë është raportuar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku në dalje nga Kosova pritjet kanë arritur deri në 100 metra, raporton IndeksOnline.

Ndërkohë, në pikën kufitare Hani i Elezit janë raportuar kolona deri në 50 metra, si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Në pikat e tjera kufitare, sipas të dhënave të publikuara, nuk janë raportuar kolona të konsiderueshme për automjete. Të dhënat janë përditësuar më 17 gusht 2026, rreth orës 17:42.

Të ngjashme