Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar.
Sipas të dhënave të publikuara mëngjesin e sotëm, pritjet më të gjata për automjetet janë në pikën kufitare në Merdar, ku koha e pritjes për dalje nga Kosova shkon deri në 50-60 minuta, ndërsa kolona arrin në rreth 500 metra, raporton IndeksOnline.
Pritje të konsiderueshme ka edhe në Jarinjë, ku për dalje nga Kosova pritet 30-40 minuta, ndërsa kolona është rreth 400 metra.
Në Dheu i Bardhë, pritjet për dalje janë 10-20 minuta, me kolonë prej rreth 100 metrash.
Kurse në pikën kufitare Vërmicë, për dalje nga Kosova pritjet janë rreth 5 minuta, ndërsa kolona arrin në rreth 60 metra.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë kryesisht të shkurtra.