Florentino Perez e ka një ëndërr dhe ai quhet Paulo Dybala.
Real Madridit në vitin 2018 do t’i përfundojë dhe bllokimi për të blerë lojtarë nga FIFA, dhe në atë kohë mund të rifillojë të shikojë për blerjen e futbollistëve.
Lajmi bëhet i ditur nga El Mundo Deportivo, sipas së cilës presidenti i Realit synon në ndërtimin e tredhëmbëshit Dybala- Ronaldo-Bale, për t’ju përgjigjur treshes së sulmit të Barcelonës të përbërë nga Messi-Suarez-Neymar.
Zgjedhja e Perez, shkruan Mundo Deportivo është Dybala edhe pasi presidenti i Realit ka mësuar nga njerëz shumë pranë argjentinasit vendimin e tij për të lënë Juventusin në fund të sezonit.
Edhe Bayerni i Ancelottit qëndron në pritje për Dybalan, që me Verratin do të formonte një dyshe blerjesh shumë të pëlqyer nga trajneri italian i skuadrës bavareze.
Nuk duhet harruar ndërkohë që në ndjekje të Dybalas është prej kohësh edhe Barcelona, si dhe fakti që argjentinasi është në kontakte me Juventusin për rinovimin e kontratës.