Përfaësues të KMDLNj-së takohen me përfaqësues të panelit për lirim me kusht

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësues të KMDLNj-së u takuan me Adelina Jusufi, Koordinatore e Panelit për Lirim me Kusht në kuadër të bashkëpunimit për realizimin e projektit për ndihmë humanitare për personat e privuar e të liruar në kohë pandemie.

KMDLNj e informoi për detajet e projektit dhe kërkoi nga Paneli që ta mbështesë me informata për personat që Paneli ka liruar në kohë pandemie. Sipas znj. Jusufi PLK ka qenë shumë efikas në këtë kohë duke liruar më shumë se 80 persona të privuar nga liria, por edhe ato rastet që i kanë refuzuar e kanë shkrutuar kohën e refuzimit.

KMDLNj kërkoi nga Paneli që të jenë më të hapur në informimin e personave të privuar lidhur me datat e mbajtjes apo trajtimit të lëndëve, njoftimin me kohë të të gjithë aplikuesve dhe njoftimin në formë të shkruar, por edhe që Paneli të jetë më “dorëlirë “ në këtë kohë pandemie, gjithnjë në përputhjr me Ligjin.

KMDLNj dhe PLK kanë pasur bashkëpunim afatgjatë i cili ka qenë i suksesshëm dhe u pajtuan që të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Mbështetja humanitare për personat e privuar nga liria apo ata që janë liruar është siguruar nga KFOS dhe Rrjeti i Fondit të Hapur në Nju Jork që mbulon 185 familje në afatin tre ( 3 ) mujor nga 170 euro. Kriter kryesor për përfituesit e mundshëm është gjendja ekonomike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme