Përfaqësues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës qëndruan në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, me ç’rast organizuan një diskutim të hapur me studentët e UBT-së për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.
Diskutimi i hapur u ofroi studentëve mundësinë të zbulojnë detaje të rëndësishme rreth Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, duke i afruar ata me proceset dhe sfidat e fushës statistikore në Kosovë.