Përfaqësues të VV-së e LDK-së takohen me Helga Schmid

Prishtinë | 26 Tet 2017 | 16:00 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, bashkë me deputetë e kësaj partie Albin Kurti e Aida Dërgurti, janë takuar me sekretaren e Përgjithshme të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (ShEVJ), Helga Schmid, raporton Ekonomia Online.

Takimi është zhvilluar në zyrën e BE-së në Kosovë. Ndërsa në zyrat e LDK-së, Schmid është takuar edhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. Në takim kanë marrë pjesë edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti e deputeten Vjosa Osmani.

Sekretarja e Përgjithshme Schmid në mëngjes është takuara me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinja.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini emëroi Schmid sekretare të Përgjithshme të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (SHEVJ), vitin e kaluar, pasi nga kjo pozitë dha dorëheqje Alain Le Roy.

Schmid në këtë pozitë është nga shatori i vitit të kaluar, e në Kosovë është për herë të parë në vizitë zyrtare.

Të ngjashme