Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka pubnlikuar së fundmi mini-albumin e saj më të ri, “Bang”.
Ajo gjithashtu solli edhe klipin e këngës më të suksesshme të këtij albumi, “ig” në bashkëpunim me David Guettan dhe Imanbek.
E veçanta e klipit i cili qëndron në faktin se është një mini-film i xhiruar në objektet brutaliste të Bullgarisë, ku Rita Ora shfaqet në një performancë të veçantë me veshje kombëtare shqiptare, të punuar nga Valdrin Sahiti.
Vet Rita është shprehur në një nga intervistat e fundit se e kishte me shumë qejf inkuadrimin e trashëgimisë kulturore në klipin e saj më të ri.
Kënga ka filluar të pëlqehet me të madhe në mbarë botën dhe aktualishte renditet si mini-albumi i pestë më i pëlqyer i momentit në botë.
Platformat e ndryshme muzikore si Spotofy, Apple Music dhe iTunes e kanë promovuar këngën e re të Ritës edhe në ‘billboard’-et më të mëdha të qyteteve me renome.
Ka qenë motra e këngëtares shqiptare, Elena Ora, ajo e cila në disa fotografi të publikuara në InstaStory, ka shfaqur momentin kur në ekranet gjigante të New Yorkut shfaqet performanca e veçantë e Ritës me veshje kombëtare.
Ky ka qenë një promovim i madh jo vetëm për projektin e ri muzikor të artistes nga Kosova, por edhe promovimin e veshjeve tradicionale shqiptare. /Telegrafi/