Performancë kundër ngacmimeve seksuale

Prishtinë | 06 Tet 2017 | 09:26 | Nga

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis në bashkëpunim me Kvinna til Kvina sot në Sheshin “Nëna Terezë”, do të ketë një performancë, si revoltë kundër ngacmimeve seksuale.

Në kuadër të kësaj perfomance artistike do të bashkëngjitet një mysafire speciale, aktiviste për të drejtat e grave dhe atlete e njohur nga Suedia, e cila njëherësh e lufton dukurinë e ngacmimit seksual në vendin e saj, Linnéa Claeson, dhe krejt në fund, Claeson do të ndajë eksperiencat e saj duke krijuar një atmosferë interaktive me publikun.

Sipas një komunikate të kësaj qendre, aktoret që do të përforcojnë janë Daniela Markaj, Qendresa Kajtazi, Halime Bici, Diana Markaj, Genta Ramadani, Margarita Ukaj dhe Kosovare Thaqi.

Të ngjashme