Përfshihen nga zjarri banesat kolektive në Plemetin

Prishtinë | 12 Maj 2022 | 19:12 | Nga Ekonomia Online

Banesat kolektive në Plemetin janë përfshirë sot nga zjarri.

Kjo është bërë e ditur nga aktivisti i VV-së, Samihttps://www.facebook.com/649829833/posts/10159845262009834/?d=n Ahmeti.

“Banesat kolektive në Plemetin janë përfshi nga flaka. Banorë të shumtë janë të ngujuar brenda, për më tepër se gjysmë ore as zjarrëfikësit e as ekipet emergjente për tërheqje të qytetarëve nuk janë askund”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga zjarri.

Nga Policia e Kosovës ndërkaq ende nuk kanë folur për rastin.

Të ngjashme