Një veturë me targa të huaja dhe një me targa vendore janë aksidentuar sot në rrugën magjistrale Ferizaj -Kaçanik, në vendin e quajtur Fusha e Pajtimit.
Policia ka konfirmuar për Express se nga ky aksident lëndime të lehta trupore kanë pësuar tre persona.
“Si pasojë e këtij aksidenti, përvec dëmeve të shkaktuara materiale në të dy automjetet, 3 persona janë lënduar lehtë”, ka konfirmuar policia.
Policia e Kosovës vazhdimisht bën apel dhe ndërmerr aktivitete me qëllim të uljes së numrit të aksidenteve në komunikacionin rrugor.