Një objekt i pashfrytëzuar afër Parkut të Gërmisë është përfshirë nga zjarri, sot pasdite.
Flaka dhe tymi kanë kapluar objektin e ish-restorant “Rio”, sikur shihet dhe në pamjet e Ekonomia Online.
Zjarrfikësit kanë intervenuar dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Rastin e ka konfirmuar dhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Po tash sa u informuam. Lajmi i parë është se një lokal i pashfrytëzuar është përfshirë nga zjarri”, ka thënë Krasniqi, për EO.
Nuk ka të lënduar. Ndërsa ende nuk dihet si nisi zjarri.