Përfundon intervistimi i njërit nga të arrestuarit në veri

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 12:21 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar intervistimi i Rade Basara, zyrtar i lartë policor në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës, i arrestuar mëngjesin e sotëm, raporton Ekonomia Online.

I dyshuari është parë të dalë nga dyert e Prokurorisë speciale, derisa tjetri është ende duke u intervistuar.

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës në veri të vendit, ka arrestuar hetuesin policor, Rade Basara dhe djalin e shefit të operativës së policisë për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq.

Ata po dyshohen për krim të organizuar, pjesëmarrje ne fshehjen e provave dhe veprimtarive tjera që kanë të bëjnë me vrasjen e Oliver Ivanoviq.

Të ngjashme