Rita Ora dhe familja Kardashian duket se përfundimisht janë pajtuar.
Këngëtarja shqiptare është parë në shoqëri të familjarëve të ish të dashurit, Rob Kardashian.
E gjithë kjo ka ndodhur ditë më parë ndërsa ditën e sotme kanë rrjedhur edhe fotografitë e para në rrjetet sociale.
Bukuroshja jonë u pa duke biseduar ngrohtësisht me nënën e Robit, Kris Jenner dhe motrën Kim në gala mbrëmjen e Lorraine Schwartz në Los Angeles.
Në vitin 2012, Rob Kardashian u nda nga Rita Ora në mes të pohimeve të pabazuara se ajo e tradhëtoi atë.
Pas ndarjes nga Rob, Kim dhe Kris “shfrynë” të gjithë inatin ndaj Ritës duke e bojkotuar në çdo ngjarje apo dalje publike.
Pavarësisht nga situata, gjërat dukeshin të harruara nga Kim dhe Kris në raport me Orën.