Përfundon mbledhja e VV-së, thonë se nuk u diskutua për marrëveshjen me LDK-në

Prishtinë | 25 Dhj 2019 | 15:34 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar mbledhja e Grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje është mbledhur, raporton Ekonomia Online.

Deputeti Haki Abazi, para medieve, tha se nuk është diskutuar për koalicion më LDK-në, por që ky ishte takim i grupit parlamentar.

Kurse deputeti Glauk Konjufca tha se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, pa specifikuar qartë se cilat ishin temat e takimit.

Shkurt ka folur edhe deputetja Albulena Haxhiu. Pas insistimit të medieve ajo ka thënë se do të ketë më vonë një komunikatë ku do të bëhen të qarta temat e takimit.

Përderisa ka shtuara e nuk beson që sot do të ketë një takim të liderëve të kësaj partie dhe LDK-së.

Kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë deri në konstituimin e Kuvendit, VV-ja dhe LDK-ja ende janë pa një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Të ngjashme