La përfunduar takimi në mes të Lidhjes Demokatike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Asnjëri nga subjektet politike nuk kanë pranuar të deklarohen, ndërsa mësohet se edhe gjatë ditës së nesërme do të zhvillohen takime mes palëve, e poashtu pritet të mblidhet edhe Këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje, ku edhe pritet të merret vendimi përfundimtar.
Shala dhe Konjufca po udhëheqin “negociatat” LDK-Vetëvendosje
Zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosje po vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes “negociatat” për të arritur një marrëveshje që të shkohet me kandidatë të përbashkët në një listë.
Burime nga të dy partitë kanë konfirmuar për Ekonomia Online takimin, megjithëse më herët Vetëvendosje deklaroi se “tanimë, afati për koalicione ka përfunduar dhe Lëvizja është duke bërë përgatitjet e duhura që në këto zgjedhje të garojë e vetme”.
“Nga LDK-ja, në takim janë Kujtim Shala dhe Gazmend Muhaxheri, kurse nga Vetëvendosje është Glauk Konjufca”, tha një burimi i lartë në LDK.
Por, ai nuk kanë treguar vendin se ku po mbahet takimi. “Jemi marrë vesh që mos ta zbulojmë vendin, për shkak se do të vërshonin mediet”, tha ky zyrtar.
Ai deklaroi se “bisedimet po ecin mirë, por marrëveshje nuk ka ende”.