Përfundon seanca ndaj tre të arrestuarve për aferën vaji dhe gruri, avokati: Drejtësia nuk bëhet tek portalet

Prishtinë | 19 Gus 2023 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj tre të akuzuarve në rastin vaji dhe gruri. Pra, ndaj Hafiz Garës, Irfan Lipovicës e Ridvan Muharremit.

Avokati i Irfan Lipovicës, Durim Osmani, ka thënë se drejtësia nuk bëhet tek mediat e portalet, dhe as në studio.

Sipas tij, në këtë rast nuk ka as vepër penale, pasi klienti i tij vetëm ka zbatuar ligjin.

“Ka përfunduar seanca dëgjimore, Prokuroria e bëri kërkesën për caktim të paraburgimit. Mbi bazën që i ka kërkesë Kodi i Procedurës Penale. Sipas mbrojtjes, shikimit të provave e materialeve sipas ligjit, pas analizimit, pas analizimit të kërkesës, nuk ka kushte për caktim të paraburgimit, madje as për dyshimin ebazum, e as nivelin e dyshimit të arsyeshëm”, u shpreh Osmani.

“Drejtësia nuk bëhet tek portalet, nuk bëhet nëpër studio televizive. Por, bëhet me njerëz që kryejnë shkollë e kanë përvojë të madhe. Këta 3 persona që po e presin vendimin janë të pafajshëm”.

“Deklarimin nuk mundem me dhanë në intervistë. Ata e kanë qëndrimin si zyrtarë administrativ në kuadër të MINT-it në kohën e procedurave tenderuese, ai e ka qëndrimin dhe pajtohem me të, që veprimet e tij administrative dhe organeve administrative, janë në përputhje me ligjin dhe ligjeve të Kosovës. Ky është qëndrimi i tij në mënyrë të përgjithshme. Nuk ka shkelje të ligjit, nuk ka vepër penale”.

“Nuk kena koment për dokumentet sekrete. Sipas mbrojtjes, secila provë është materiale, nuk ka prova që nuk administrohen. Gjithçka është provë. Tema tjetër është a ka vepër penale, Prokuroria duhet me siguru prova, pavarësisht natyës së provave. Pyetja është a ka vepër penale, a ka keqpërdorim të autorizimeve. Nëse ka keqpërdorime, a është kryer me dashje për veprimet objektive”. /Nacionale

Të ngjashme