Propozimi i deputetit Ardian Gola, kryetar i Komisionit Parlamentar për Arsim, nuk është pranuar nga anëtarësia e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit.
Mbledhja është mbajtur online dhe ka zgjatur gati tri orë.
Ymer Ymeri nga SBAShK-u ka thënë se nuk ka kaluar propozimimi i Kryetarit të Komisionit për Arsim, Ardian Golës për mosnotimin e nxënësve.
“Nuk ka kaluar propozimi i Golës. 663 shkolla kanë votuar kundër, 39 për dhe 35 kanë abstenuar, teksa 1 nuk është deklaruar”, ka thënë Ymeri.
Mësimdhënësit janë arsyetuar se mosnotimi i nxënësve është shkelje ligjore dhe se një masë e tillë nuk mund të pranohet.
SBASHK-u nis diskutimin me anëtarësinë për propozimin e deputetit Gola
Mbledhja ka nisur para pak minutash, e pjesë e saj janë bërë edhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Ardian Gola dhe anëtarët e komisionit, Vlora Dumoshi, Eliza Hoxha, Albena Reshtiaj e Enis Kervananë, për të diskutuar rreth mundësisë së tejkalimit të grevës dhe propozimit të Golës për ta nisur mësimin dhe për të mos i notuar nxënësit derisa të arrihet një marrëveshje mes BSPK-së dhe Qeverisë.
Po ashtu, RTK merr vesh se këshillat grevistë kanë nisur t’i pyesin mësimdhënësit për propozimin e Kryetari të Komisionit për Arsim.
Këshilli Grevistë i SBASHK-të, mbanë mbledhje çdo mbrëmje për të diskutuar rreth hapave më tutje për grevën.
Nga ana e saj, Qeveria nuk ka dhënë asnjë sinjal se do ta plotësojë kërkesën e grevistëve prej 100 euro, por vetëm një premtim se në fund të vitit do ta shqyrtojë mundësinë e vazhdimit të ndarjes së mjeteve për mësimdhënësit deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.