Përfunduan 4 km ndriçim në Obiliq-Mazgit, për Iftar ndizen 143 drita

Obiliq | 07 Qer 2017 | 20:27 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, së bashku me zyrtarë të KEK-ut dhe banorë të fshati Mazgit i Ulët kanë përuruar projektin e ndriçimit, përgjatë rrugës 4 kilometra të gjatë.

Projektin e ka financuar Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), në kuadër të projekteve për ndihmë komunitetit në hapësirat ku korporata operon.

Ndezja e 143 dritave, që kanë kushtuar më shumë se 40 mijë euro, u bë pikërisht në kohën e Iftarit.

Kryetari Gashi falënderoi KEK-un për bashkëpunimin. Ai tha se ky është vetëm një nga projektet që KEK-u po realizon për komunitetin e këtushëm.

“Ne e dimë që KEK-u zhvillon aktivitete në komunën tonë për ta ndriçuar krejt Kosovën. Dhe faktikisht, KEK-u po ia kthen komunitetit me projekt që janë të domosdoshme dhe ia lehtësojnë jetën”, tha Gashi, për Ekonomia Online.

“Shumë shpejt do të ketë investime dhe në shkolla, fusha sportive, kulturë etj”, paralajmëroi ai.

Kurse, zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli, tregoi se ky projekt ka kushtuar më shumë se 40 mijë euro. Ai numëroi dhe disa projekte të tjera që janë duke u kryer nga KEK-u për komunitetin në Obiliq. “Vlera e projekteve kap shumën rreth 400 mijë euro”, tha ai.

Rruga që u ndriçua sot e lidh Obiliqin me magjistralen Prishtinë – Mitrovicë. Banorët kanë falënderuar KEK-un, duke thënë se “kohët e fundit, banorët po shohin përfitime nga KEK-u, i cili më herët vetëm ua ka ndotur mjedisin”.

Image may contain: cloud, sky, outdoor and nature

Image may contain: 2 people, people standing, sky, cloud and outdoor

Të ngjashme