Përgatituni për lindjen, 10 hapat që duhet të ndërmerrni

Prishtinë | 24 Jan 2023 | 22:53 | Nga Ekonomia Online

40 javët e shtatzënisë të japin shumë kohë për t’u përgatitur për përvojën e lindjes dhe ndryshimin e jetës tënde. Më poshtë gjeni disa nga mënyrat më të mira për të planifikuar ngjarjen e madhe të jetës suaj.

1. Mësoni për procesin e lindjes

Perspektiva e lindjes mund të duket e frikshme dhe ju duhet të lexoni e të mësoni sa më shumë rreth këtij procesi. Obstetrët besojnë se gratë që mësojnë në lidhje me lindjen para se të ndodhë janë më pjesëmarrëse aktive në procesin e tyre të lindjes, gjë që e bën dhe më të lehtë lindjen

Mund të merrni pjesë në kurse të posaçme në të cilët ju mund të mësoni në lidhje me fazat e punës, mundësitë për menaxhimin e dhimbjes, teknikat e frymëmarrjes , dhe pajisjet mjekësore që mund të përdoren gjatë lindjes tuaj. Mund të lexoni, mund të kontaktoni me gra që e kanë kaluar këtë eksperiencë.

Ju gjithashtu mund të mësojnë në lidhje me lindjen duke shikuar video duke përfshirë lindjet natyrore , lindja në ujë, lindja me epidural, etj.

Megjithatë duhet të dini se pavarqësisht sa shumë përgatiteni rreth kësaj, kjo nuk ju jep kontrollin përfundimtar mbi lindjen, pasi duhet të kuptoni dhe paparashikueshmërinë në një situatë të tillë.

Në vend që të fokusoheni në ” lindjen e përsosur”, ndërtoni njohuritë tuaja për gjithçka do të ndodhë atë ditë. Ju duhet të keni një plan pune për lindjen dhe opsionet tuaja për pozicionet e lindjes, për mjekimin e dhimbjeve, se si do të kujdesen për fëmijën tuaj pas lindjes, etj.

2. Gjeni një mjek për fëmijën tuaj

Koha më e mirë për të filluar në kërkim të një pediatri ose mjeku familjeje për fëmijën tuaj është në mes të shtatzanisë. Mos mendoni se është herët, përkundrazi duke kërkuar një mjek të mirë që të pranojë tju ndjekë zhvillimin e fëmijës direkt pas lindjes keni hequr një barrë që do tju bjerë shumë shpejt në kurriz.

Ju mund të lidheni me mjekun e lagjes në mënyrë që të shfrytëzoni sigurimet shëndetësore, ose (nëse ua mban xhepi) lidhuni me një pediatër të mirë që punojnë në klinikat e tyre private. E rëndësishme është të gjeni një njeri të cilit ti besoni dhe të mund ta telefonini në çdo moment për problemet me bebin apo pasiguritë tuaja.

3. Ndani detyrat me partnerin tuaj

Meshkujve shqiptarë ndoshta nuk do tju pëlqejë fort kjo pikë, por edhe baballarët e ardshëm duhen përfshirë në procesin e shtatzanisë, lindjes dhe paslindjes.

Mjekët këshillojnë se ashtu siç keni ndarë me partnerin emocionet dhe problemet e shtatzanisë duhet ta përgatisni atë për jetën e re që do keni së shpejti të dy pas lindjes së bebit.

Duhet të flisni me të për mënyrën se si partneri juaj mund të tju ndihmojë gjatë kohës pas ardhjes së bebit. Nëse palët kanë pritshmëri të ndryshme mund të krijojë konflikte të mëdha, kështu që është e mirë për të punuar me këtë çështje në kohën e duhur, pra para se të lindni.

Duhet ti mësoni atij se sit a mbajë fëmijën, (p.sh ti tregoni që ai nuk mund të kthehet me kokë poshtë) si tju ndihmojë ju, që të bëhet gati të heqë dorë nga darkat e vona me shokët apo palestra, etj. Pra diskutoni me të çdo detaj se si lidnja e bebit do të ndryshojë jetën tuaj dhe të ndani detyrat e angazhimet e përbashkëta për ta përballuar këtë pa stres, por ta shijoni si periudhë të lumtur.

4. Bisedoni me mama të tjera

Nuk janë njëlloj të gjitha eksperiencat rreth lindjes dhe të kujdesit me të mitur por çdo eksperiencë tjetër do të ishte ndihmë për një nënë pa përvojë.

Jo çdo përvojë e një nënë tjetër do të ndodhë me ty por duke u informuar para kohe për shumicën e gjërave do të zvogëlonte faktorin “shok” pas lindjes.

Pra, kërkoni mikeshat tuaja që janë bërë nëna para jush dhe dëgjoni rrëfimet e tyre nëse ato janë të ngatshme të ndajnë me ju përvojën e tyre. Nëse ndodh që këto gra i dramatizojnë situatat apo në vend që të flasin për përvojën e lindjes e të kujdesit për bebin shajnë më shumë vjehrrat atëherë më mirë u kërkoni ndonjë këshillë për markën e pelenave. Gjithashtu këshilla të vlefshme mund të merrni duke lexuar librat apo ëebsitet e posaçme për nënat.

5. Përgatisni fëmijë më të mëdhenj apo kafshët shtëpiake

Nëse ju po bëheni nënë për herë të dytë apo të disa-të, ose nëse keni një kafshë shtëpiake që e doni fort, bëni mirë që ti përgatisni psikologjikisht ata për pjesëtarin më të ri që do vijë në familjen tuaj. Ju keni disa muaj kohë për tu mësuar me idenë e kësaj dhe të mirëprisni në gjirin tuaj fëmijën e porsalindur.

Shumë prindër përdorin një kukull fëmijë për të ndihmuar fëmijën e tyre më të madh që të kuptojë se çfarë po vjen. Ju mund ti kërkoni mësuesve në kopësht apo në shkollë që të diskutojnë në klasë për këtë eksperiencë të re për fëmijët tuaj.

Kur fëmija më e madh do të vijë në spital mos harroni ta ulni beben poshtë për të përshëndetur vëllain apo motrën dhe ti thoni: Ky/kjo është vëllai/motra më i madh/e. Kjo do të ndihmojë atë (fëmijën e madh) të kuptojë se ai është ende po aq i rëndësishëm saç ka qenë më parë.

6. Gjeni dikë t’ju ndihmojë pas lindjes

Në javët e para pas lindjes ndihma shtesë është thelbësore. Mamat që marrin ndihmë do të jenë më të afta për të ndihmuar fëmijët e tyre, kjo është më e vlefshme se sat ë përpiqesh si një superheroinë që i bën të gjitha vetë, thonë terapistët e martesave dhe familjeve.

Nëse jeni me fat sa të keni një të afërm që mund të ju ndihmojë diskutoni me të më përpara se të lindni për të gjitha hollësitë. Do të ishte e bukur që në këtë proces të përfshini gjyshet e ardhshme, mamanë tuaj apo mamanë e partnerit tuaj, sigurisht kur ato shfaqen të gatshme të ndihmojnë.

Por specialistët këshillojnë se gjyshet duhet të përqendrohen tek shtëpia jo tek fëmija. “Kjo do të thotë lavanderi, pazar , gatim, pastrim, etj”, thotë ekspertja, pasi duhet të jenë prindërit të fokusuar tek bebi i sapolindur..

7. Bëni gati valixhen

Gjëja e fundit që ju do të dëshironi të shqetësoheni kur ju vijnë dhimbjet e lindjes është; nëse keni një furçë dhëmbësh. Kështu që lehtësojeni veten duke e bërë gati çantën tuaj disa javë para datës suaj të lindjes.

Të domosdoshme janë sendet personale që mund tju bëjnë një qëndrim më të rehatshëm në spital. Mund të merrni shapkat tuaja apo jastëkun tuaj, sigurisht rroba të rehatshme.

Një foshnje e re kërkon një vend të instaluar në makinë, pelena, disa veshje , dhe një vend të sigurt për të fjetur. Shto shishe, qumësht formula në qoftë se ju do të keni të nevojshme ta ushqenit me formula ose sutjena të posaçme nëse do ta ushqeni me gji.

8. Të dini çfarë të bëni kur fillojnë dhimbjet

Shumë kohë para se kontraktimet e para të nisin juve ju duhet një plan i fortë përgatitor se çfarë të bëni kur tju vijnë dhimbjet e lindjes.

Mjeku ose mamia juaj duhet t’ju japin një përmbledhje të qartë të udhëzimeve se çfarë duhet të bëni kur ju nisin kontraktimet, si dhe momentin kur duhet të shkoni në spital. Mos harroni se jo gjithmonë një lindje nis me dhimbje që vijnë duke u shtuar nga shpeshtësia dhe forca e tyre, por në shumë raste është plasja e ujërave gjëja e parë që ndodh pastaj dhimbjet….të gjitha këto duhet ti sqaroni me mjekun ose maminë tuaj.

Mund tju duket një budallallëk por para se të shkoni për të lindur bëni një vizitë në spital që të dini ku të futeni e ku të shkoni kur vjen moment. Madje njohuni me të gjithë logjistikën e spitalit dhe me njerëzit që punojnë atje me turne që të dini kush mund tju presë kur të trokisni për të lindur. Sigurisht mos harroni të mbyllni burokracitë me regjistrimin dhe me lejen e punës e të gjitha gjërat që kur nuk i ke bërë në kohë do tju duken një barrë e rëndë.

9. Vendosni kush do të marrë pjesë në lindje

Ky është një vendim shumë personal. Disa mama duan vetëm partnerin e tyre, (tani dhe në Shqipëri po praktikohet çdo ditë e më shumë prania e burrave në procesin e lindjes), mund të merrni dhe një mik ose dy, mamanë tuaj madje dhe mamanë e partnerit që të jetë dëshmitare e kësaj mrekullie dhe të ofrojë mbështetjen e saj. Ka plot nëna që zgjedhin ta kalojnë vetëm me mjekët dhe mamitë këte eksperiencë, pasi prania e të afërmve i bën më të dobëta emocionalisht. Mos harroni të caktoni “zëdhënësin familjar” dikush që mund të dërgojë email dhe bëjë telefonatat apo të përhapë lajmin në faqet e rrjeteve sociale.

10. Qetësia mbi të gjitha

Së fundmi , mos harroni se lindja e një fëmije është një proces vërtet i mundimshëm për ju, kështu që sigurohuni që vizitorët të mos vijnë në të gjitha orët e qëndrimit tuaj në spital, sepse ju keni nevojë më shumë për qetësi dhe çlodhje për të marrë veten. Mjekët rekomandojnë që ju të kufizoni vizitorët në spital dhe nëse vizitat bëhen në masë dërrmuese kërkoni një infermiere që të “mashtrojë” për ju duke u kërkuar mysafirëve të largohen sepse “mamaja e re duhet të flejë, apo po ushqen bebin me gji”. Të gjithë miqtë tuaj mund ti takoni kur të keni dalë nga spitali dhe të jeni më e fuqishme fizikisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme