Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradianj, është kryeministri i parë i vendit që nuk është pajisur me vizë amerikane për vizita zyrtare në ShBA.
Insajderi ka kontaktuar me Ambasadën e Amerikës në Kosovë.
Përmes një përgjigje me shkrim zëdhënësi i ambasadës Richard Mei tha se nuk mund të komentoj rastin për shkak të privatësisë së të dhënave.
“Ambasada nuk komenton në raste individuale të vizave për shkak të ligjeve tona të privatësisë të të dhënave”, tha Mei.
Ndërkaq Haradinaj ka deklaruar se është në pritje të vizës amerikanë në mënyrë që të mund të udhëtoj në ShBA lidhur me lutjet e mëngjesit.